-sidi education-spot_img
31 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Si po digjet Sazani! Ushtria luftë me lopata, po helikopteri ku është?

Kryesoret

Vatrat e zjarrit vazhdojnë që të jenë aktive në ishullin e Sazanit prej tre ditësh. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se janë dërguar 61 forca që po përpiqen të vënë nën kontroll flakët, por ato e kanë vështirë për shkak të terrenit, bimësisë dhe municioneve që shpërthejnë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se duket se janë izoluar disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit.

“Në këto momente duket se janë izoluar disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan. Trupat e Forcave të Armatosura po punojnë me përkushtim në kushtet kur ndërhyrja në vatrat e mbetura është e vështirë për shkak të relievit dhe të natës.

Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.

I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.

Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët. 

Sigurisht prioritet ka mbrojtja e jetës së banorëve dhe më pas e florës e faunës si edhe trashëgimia jonë natyrore e historike.

Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme.

Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera” shkruan Peleshi.

Kritikat kanë qenë të shumta për menaxhimin e situatës dhe faktin se përse nuk po përdoret ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit