Forcat RENEA janë vënë sërish në kontrollet të rrepta në zonën e Elbasani dhe Peqinit për të kapur emrat që dolën nga aksioni “Plumbi i Artë”.
Nga aksioni “Plumbi i Artë” ku ishin 32 urdhër arreste të lëshuara nga SPAK kanë mbetur pa u ekzekutuar dhe 14 të tjerë, për të cilat mendohet se po punon policia sot.
Duke qenë se kontrollet më të shumta po zhvillohen në qarkun e Elbasanit dyshohet se policia ka marrë informata për vendndodhjen e Talo Çelës, armikut të Nuredin Dumanit.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që sërish nuk janë kapur persona me precedentë te shumtë penalë. Ky ishte operacioni i pestë radhazi, pas atij të bujshmit ku ranë ne pranga persona të njohur të botës së krimit.