Nga Dylber Balla
Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me ish-presidentët Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi në Pallatin e Brigadave.
Por për çfarë biseduan?
Ish-kreu i shtetit, zoti Topi u shpreh për “5pyetjet.al” se në fokus ishte politika e brendshme por edhe situata në rajon dhe më gjerë.
“Ishte një ftesë e presidentit të zgjedhur për një takim kortezie.
Biseda ishte e përgjithshme duke ndarë eksperiencat specifike dhe të përbashkëtat e institucionit.
U diskutua për situatën politike ndërkombëtare dhe rajonin dhe sfidat e institucionit në raport me perspektivën e vendit. Bisedë miqësore në respekt të ndërsjelltë” tha ai për “5pyetjet.al”.
I kontaktuar nga “5pyetjet.al”, zoti Mejdani nuk dha detaje duke u shprehur se ishte thjesht një takim miqësor.
“Ishte thjesht një takim miqësor dhe për ta uruar për detyrën” tha ai.