Prokuroria e Posaçme kërkon që të konfiskohet dhe të kalojë për llogari të shtetit apartamenti i ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, të cilin nuk e justifikoi dhe për këtë arsye u shkarkua nga vettingu.
Apartamenti rezultoi në emër të vëllait, por përdorej nga Bashkim Dedja.
Mes provave të SPAK është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjavë, në festa dhe gjatë verës.
Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme nëse do të pranojë kërkesën e SPAK-ut.