Ish-kandidati për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani do të jetë zv/ drejtues i Prokurorisë së Posaçme.
“Me datë 10 Korrik 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite: “Caktimi i Zv. Drejtzesit të Prokurorisë Posaçme”.
Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët, në mënyrë unanime, propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani.
Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi :”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar” thuhet në njoftimin e SPAK-ut.