Fieri u zgjua i tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje me thikë. Viktima është Petraq Gjika 67 vjeç nga fshati Grecalli e Fierit.
Ai është vëllai i kryeplakut të fshatit dhe punonte si roje në një serë.
Viktima është gjetur jashtë serave ku ishin kultivuar kastravecë, në ambientet jashtë godinës që ai ruante gjatë natës.

Zona u rrethua nga forca të shumta policie dhe ekspertë që po mbledhin provat për të shkuar te autorët.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një konflikt apo tentativë grabitje. Gjika u plagos edhe në 2018 me thikë kur punonte roje në një lokal.
