Një atentat me bombë me telekomandë i mori jetën mesditën e sotme Aleksandër Sadikajt që ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” e cila u hodh në erë me eksploziv teksa ishte në lëvizje në Sauk. Makina u bë copë copë duke u shkrumbuar si pasojë e sasisë së madhe të tritolit që iu vendos në pjesën e përparme të makinës.
Tronditja ishte e madhe nga shpërthimi te banorët e zonës, por edhe përdoruesit e rrugës. Trafiku u bllokua.
Shumë makina ndaluan në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë të riut, që disa minuta më vonë ndërroi jetë në spital.
Flakët dhe shtëllungat e tymit mbuluan kryeqytetin për disa minuta. Policia po heton të shkuarën e tij ku dyshohet se është i përfshirë në ngjarje kriminale.