E ndërsa pasagjeri që dyshohet se është një prej “të fortëve” të Shijakut është ende në arrati, drejtuesi i makinës Hysen Pici, i cili dy ditë më parë me “Range Rover” përplasi efektivët e policisë, është lënë në burg nga gjykata e Durrësit.
Ai u shpreh se në momentin që kishte parë policinë e kishte kapur paniku dhe tentoi të largohej që mos ta arrestonin.
“Më vjen shumë keq për gjithçka ndodhi. E di që bëra gabim që u futa kundravajtje, por s’kishte makina dhe mendova t’i bija shkurt. Në këtë moment më dolën policia përpara.
Më kapi paniku sepse kisha armë me vete dhe tentova të largohesha me qëllim mos të më kapnin me pistoletë. Më vjen keq edhe për efektivin e lënduar, nuk doja ta godisja.
Kam qenë vetëm në makinë” është shprehur ai duke mohuar se ka qenë dikush tjetër me të. Dy efektivët janë në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.