Mesditën e të shtunës, Aleksandër Sadikaj nga Memaliaj u hodh në erë me eksploziv në Sauk teksa ishte duke lëvizur me një “Golf” nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Për atentatin ende nuk ka asnjë të arrestuar, por detaje të reja kanë dalë nga grupi hetimor.
I riu i frikësohej një sulmi të mundshëm dhe për këtë arsye kishte marrë masat, pasi në banesën e tij u gjet një jelek antiplumb, municione dhe një kavanoz me kanabis.
Vitet e fundit ai kishte jetuar mes Shqipërisë dhe Greqisë, teksa në vendin fqinj dyshohet se ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale, mes tyre një tentativë vrasje.
Por për policinë është ende i paqartë vendi ku është montuar lënda plasëse, ndaj po verifikohen kamerat bazuar itinerarit që ka ndjekur viktima, nga rruga “Irfan Tomini”, një natë para ngjarjes, tek banesa e tij në Sauk dhe autostrada Tiranë-Elbasan para momentit të ngjarjes.
Makina që u hodh në erë figuronte në emër të një tjetër personi, pasi 27-vjeçari “Golf”-it të blerë disa muaj më parë nuk ia kishte ndërruar pronësinë. Deri tani kanë dështuar partnerja e tij dhe shoku i ngushtë.