Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç “hipnotizohet” nga “Ballkani i Hapur”. Ai u shpreh se kjo nismë gjeti recetën për të ardhmen e rajonit.
Abazoviç deklaroi se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë për unitet në Ballkanin Perëndimor, pasi siç theksoi ai, nuk ka alternativë tjetër për anëtarësimin e Malit të Zi në BE.
Abazoviç deklaroi se turizmi, trafiku i lirë, energjia, bujqësia, kriza ekonomike, shëndetësore dhe infrastruktura ishin disa nga temat e diskutuara në Ohër.
“Pati një kthim për të cilin rajoni duhet të krenohet. Evropa pa një Ballkan Perëndimor ndryshe”, tha Abazoviç. Kosova është e vetmja në rajon kundër nismës “Ballkani i Hapur”.