-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundërshtoi policinë, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

Kryesoret

Uniformat blu kanë vënë në pranga 38-vjeçarin G.L, pasi ka fyer dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë bashkiake.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”.

Sakaq materialet në ngarkim të shtetasit G. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Gjirokastër-Informacion

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Qafa e Pazarit”, Gjirokastër, ka fyer dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët po kryenin detyrën për lirimin e hapësirave publike.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit