Deputetja demokrate, Ina Zhupa, e ftuar në Syri Tv komentoi koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Zhupa deklaroi se ministrja Elva Margariti thotë gjëra të qëllimshme për të fshehur të vërtetat që janë me fakte dhe dokumente.
Demokratja tha se në Butrint do ndërtohen bare e restorante, qendër vizitorësh dhe dyqane. Sipas saj, Margariti për të fshehur këtë thotë se s’do ndërtohen kulla, për të shmangur të vërtetën.
“Ne s’kemi thënë do ndërtohen kulla. Butrinti s’mund të trajtohet si biznes. Butrinti ka disa karakteristika, është identiteti shqiptar, histori, sit arkeologjik, që edhe sot vazhdon zbulohet.
Aty është e rëndësishme që jo vetëm të mirëmbahet, por kush i menaxhon gërmimet dhe a i shërbejnë trashëgimisë kombëtare.”-tha Zhupa.