Një oficer policie është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ishte shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar. Bëhet fjalë për policin Krenar Guçe. Fotoja e tij u gjet ne celularin e Nuredin Dumanit.
Dumani kishte marre porosi ta vriste. Krenar Guçe ka qene më herët me detyrë oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.
Nuredin Dumani është një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.
Ai është cilësuar si një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale dhe tashmë si bashkëpunëtor i drejtësisë ka dëshmuar në lidhje me disa nga krimet që ka kryer.