-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në orët e para të mëngjesit së 15 qershorit ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni – nga ku u bë nisja për në Ukrainë.

Dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas.

Lajmi që kryeministri Rama do t’i bashkohej vizitës së kryeministrit të Malit të Zi në Kiev u bë publik që një ditë më parë.

Ishte presidenti ukrainas Zelensky, që në një bisedë telefonike të zhvilluar disa ditë më parë, e ftoi Abazoviçin për vizitë zyrtare në kryeqytetin ukrainas.

Sakaq, për kryeministrin shqiptar, kjo do të jetë hera e tretë që do të ketë mundësi të komunikojë me Zelenskyn. Kjo, pas një bisede telefonike mes dy liderëve dhe adresimit të presidentit ukrainas, parlamentit shqiptar më 3 maj.

Në videomesazh, Zelensky shprehu mirënjohje ndaj Shqipërisë, e cila, sipas tij, është pozicionuar krah lirisë me hapa konkrete.

Ai ravijëzoi se “duke punuar së bashku, me gjithë evropianët, do jemi në gjendje ta ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një përsëritje e kërcënimi të tillë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit