-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Soset durimi! Qytetarët nisen drejt zyrës së Ramës: Nuk mban më ujë pilafi

Kryesoret

Pasditen e sotme në orën 18:00 me sloganin “Nuk mban më ujë pilafi” qytetarët priten të protestojnë përballë Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në vend. Protesta është thirrur nga shoqëria civile.

Në rrjetet sociale është shpërndarë në masë të madhe fotoja që fton qytetarët në protestë me sloganin “S’mban më ujë pilafi”. 258 lekë për litër është sot çmimi i naftës në vend i caktuar nga bordi i transparencës, i ngritur nga qeveria.

Ky bord vendosi që çmimi i benzinës të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i gazit 86 lekë/litri. Sipas INSTAT, në muajin qershor inflacioni vijoi të rritej duke arritur në shifrën e 6,7 për qind.

Kategoritë më të prekura nga rritja e çmimeve janë ushqimet, pije joalkoolike dhe transporti. Aktualisht, sipas bordit, orizi kokërrgjatë tregtohet me 101 lekë/kg, 104 lekë/kg do të shitet sheqeri dhe 90 lekë/kg mielli masiv, ndërsa vaji nuk ka tavan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit