Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e radhës të përbashkët ditën e hënë më 20 qershor në Prishtinë.
“Ditën e hënë, datë 20 qershor, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri – Kosovë (në Prishtinë)”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Ne axhendë si gjithmonë janë shumë marrëveshje për t’u firmosur, ndërsa prej atyre që janë nënshkruar shumë pak janë zbatuar.