Katër të rinj janë arrestuar nga policia për kanabis në Tiranë në dy operacione brenda 12 orëve.
“Operacioni policor i koduar “Kontaktuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vihen në pranga 3 shtetas, sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në doza gati për shitje.
-Operacioni policor i koduar “Sharra”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, kanë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 4 shtetas.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontaktuesit”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve:
H. D., 17 vjeç, R. B., 16 vjeç dhe M. U., 17 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.
Këta shtetas, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në zonën e quajtur “Ish-parku” dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
—
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sharra”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shtetasi R. L. kishte kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në fshatin Sharrë, në vendin e quajtur “Përroi i Lamucve”. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me bimët narkotike.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi R. L., pasi kultivonte bimë narkotike, e përgatiste lëndën narkotike cannabis sativa në doza, gjithashtu siguronte lëndë narkotike kokainë, të cilën e ndante në doza, dhe i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës” mbyllet njoftimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.