-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoti vazhdon kritikën ndaj qeverisë

Kryesoret

Që të hyrat tatimore janë rritur në nivel rekord për qeverinë e Kosovës po del të jetë gjëja me rëndësishme, ka treguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa ato të hyra të rritura nuk janë përkthyer në ndihmesë ndaj qytetarëve për t’i bërë ballë krizës.

Por, ajo nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, lë të kuptohet Hoti, sepse qeveria ka pasur mundësi të bëjë një numër gjërash që do ta zbutnin krizën.

“Shihni listën në vijim dhe gjykoni vetë se çfarë ka pasur mundësi të bëjë qeveria: Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës; Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së; Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike; Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional; Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik”, ka listuar gjërat që (nuk) ka bërë qeveria, Abdullah Hoti.

“Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi”, përfundoi ai në një shkrim në faqen e tij në Facebook.

Edhe ditë më parë, Hoti zhvilloi një kritikë të ngjashme drejtuar qeverisë së Kosovës, duke thënë se po krenohen me rritje të të hyrave buxhetore në kurriz të qytetarëve, përkatësisht të rritjeve të çmimeve.

Qeveria e Kosovës fare mirë ka mundur të përgjysmojë TVSH-në për naftën aq sa ishte para rritjes së çmimeve, por nuk e ka bërë, ka thënë ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Dyfish më shumë ngarkesë për qytetarin e ka quajtur Avdullah Hotin mosveprimin e qeverisë për të ulur TVSH-në në nivelin e para kësaj rritjeje të vazhdueshme të çmimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit