Gjatë kontrolleve të zakonshme kufitare ndaj pasagjerëve që vinin nga aeroporti Nottingham-East Midlands, një shtetas shqiptar 34-vjeçar u kap në aeroportin Galilei në Pizë.
Ndaj 34-vjeçarit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet belge për ta ekstraduar. Akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarit janë për veprat penale që lidhen me drogën, shkeljet kundër rendit dhe sigurisë publike.
Shqiptari deklaroi se ishte nisur për në provincën e Pizës për të vizituar familjarët e tij. Ai u shoqërua nga policia drejtë burgut të Don Boskos në pritje të ekstradimit.