Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë mes Shqipërisë dhe Kosovë u firmos marrëveshja për mbrojtjen civile. Dy vendet po shkojnë drejt një qendre të përbashkët të kërkim shpëtimit.
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj kërkoi forcimin e ushtrisë. “Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është i shkëlqyer, jemi në kontakt cdo ditë. Me këtë marrëveshje e ngremë bashkëpunimin për reagim më të shpejtë për të mirën e popullit. Por ka ardhur vakti që dy vendet të kenë dy ushtri të forta për të mirën e rajonit dhe vendit”.
Homologu i tij shqiptar Niko Peleshi tha se referuar edhe luftës në Ukrainë, situata në rajon është e brishtë. “Edhe për shkak dhe pas agresionit rus rajoni është i brishtë dhe e kuptojmë misionin në forcimin e bashkëpunimit për ruajtjen e integritetit territorial. Përgëzoj momentin kur Kosova në selinë e NATO-s u ul me flamur me uljen e një shteti të njohur” tha ai.