Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka reaguar për miratimin e marrëveshjes për energjinë në Veri, mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai e ka cilësuar këtë marrëveshje si rrugën e duhur.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, shkruan Rama.
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç arritën më 21 qershor dakordësinë për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në Bruksel.
Në Bruksel sot, në mes të palëve nga Kosova dhe Serbia, është arritur dakordësia mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë nga 2013. Më herët, Bashkimi Evropian ka thënë se me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komuna me shumicë serbe në veri.
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022