-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zbulua kokainë, SPAK-u sekuestron anijen me kapiten rus në Durrës

Kryesoret

Anije në të cilën u gjetën 59 kilogramë kokainë më 17 maj është sekuestruar në portin e durrësit, pasi Gjykata e Posaçka ka pranuar kërkesën e SPAK-ut.

SPAK pas marrjes në pyetje të ekuipazhit dhe verifikimeve të anijes e sekuestroi atë për shkak se hetimet vijojnë. Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK.

Droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.

Anija u ankorua me datën 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.

Anija me kapiten rus po transportonte 6500 ton qymyr nga Kolumbia në vendin tonë. Nga kontrolli imtësishëm rezultoi se në hambarin e anijes ndodheshin 53 pako me drogë të cilat peshonin 59 kg.

Droga dyshohet të jetë futur në ngarkese në Kolumbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit