-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do diskutohej heqja e vetos për RMV, shtyhet mbledhja e Komisionit të Jashtëm në Bullgari

Kryesoret

Deputetët e Komisionit për Politikë të Jashtme vendosën të shtyjnë mbledhjen, më të cilën do diskutohej heqja e vetos për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Deputetët votuan 9 me 8 pro dhe asnjë abstenim.

Arsyeja është se shumica e deputetëve nuk janë pajtuar që takimi të mbahet, pasi nuk ka vendim të Këshillit të Ministrave për propozimin francez për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Stanislav Anastasov nga MRF kërkoi që komisioni i jashtëm të shtyhet derisa të ketë propozim për vendim të Këshillit të Ministrave për propozimin francez për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja aktuale e GERB-it, Ekaterina Zaharieva , tha se ka pritur me ditë që të mblidhej takimi, por pas një opinioni nga Këshilli i Ministrave. Dhe takimi i sotëm është i pakuptimtë. “kur ka një mendim, të përgjigjemi dhe ta mbështesim”, tha ish-ministri i Jashtëm. Sipas saj, ajo që po ndodh është PR krizë dhe cirk politik. 

Parlamenti bullgar, ndërkohë, po debaton edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Mbështetje propozimit francez per Maqedonine e Veriut i ka dhënë edhe presidenti Rumen Radev, ndërsa kundër janë shprehur partitë tjera opozitare, përfshirë edhe partinë “Ka një popull të tillë” të Sllavi Trifonovit, e cila u largua nga Qeveria dhe paraqiti nismën për mosbesimin e Qeverisë.

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit ndërmjet dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe së kaluarës historike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit