-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KATEGORITË/ Qeveria rrit pagat për ushtarakët, Peleshi: Ta gëzoni

Kryesoret

Nga data 1 korrik paga për të gjithë ushtarakët shqiptarë do të rritet me 30%. Lajmin e konfirmoi sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë.

“Nga data 1 korrik paga për të gjithë ushtrinë do të rritet me 30%, për dinjitet, prestigj dhe për të hapur dyert. Kohët që po vijnë po kërkojnë më shumë vëmendje dhe paga është e rëndësishme” tha ai, duke i uruar “ta gëzoni”.

Kjo sipas ministrit do të thotë se “51 mijë lekë do të jetë paga minimale në ushtrinë shqiptare”. Më tej ai sqaroi se për disa kategori do të ketë shtesa mbi këtë rritje.

Mbrojtja kibernetike do të ketë 20 mijë lekë mbi këtë shtesë. Shtesa kemi parashikuar edhe për komandot, të trupave speciale, mjekëve dhe shumë të tjerë. Janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi këtë shtesë” tha ai.  

Referuar luftës në Ukrainë, ministri deklaroi se “Së shpejti do të jemi edhe në Bullgari për shkak të krahut të lindjes që po forcohet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit