Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e ka quajtur vendimin e marrë sot nga Gjykata Supreme e SHBA-ve, për ndalimin e abortit, si një lëvizje pro jetës.
Shehu u shpreh se ky është një vendim i rëndësishëm që do të reflektojë në një pjesë të madhe të botës, në mbrojtje të jetës, shoqërisë dhe vlerave.
Statusi:
Vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme te ShBA, nje vendim ne mbrojtje te “Jetes”!
Sic ishte paralajmeruar ajo Gjykate rrezoi me 6 vota pro e 3 kunder sentencen e vitit 1973 Ros vv Ëade, sentence qe e nxorri abortin jashte kontrollit ne te gjitha shtetet.
Rrezimi i atij vendimi, synon ne disiplinimin e te drejtes per abort ne secilin shtet te atij vendi, synon ne kufizimin e atij veprimi brenda disa “kornizave” te mire percaktuara.
Pra ne teresi eshte nje vendim “pro jete”, tejet i rendesishem, qe do te reflektoje ne nje pjese te madhe te Botes ne mbrojtje te Jetes, Familjes, Shoqerise e vlerave.
Nje vendim ky, qe duhet pershendetur e ndjekur me entusiazem!