Pak më herët në media ka qarkulluar një lajm për grabitjen e një farmacie te Xhamlliku, me pistoletë lodër, policia ka treguar se lajmi është i pavërtetë.
Ajo sqaron se pronari i farmacisë thjesht ka konstatuar një ciflosje te xhami dhe ka njoftuar policin pasi i është dukur e dyshimtë.
“Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë,” ka njoftuar policia.