Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit E.Sh 37 vjeç si dhe Sh.M 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit kanë rezultuar të dy duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).
-Sh. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.”, njofton Policia.