Një aksident i trefishtë ndodhi pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Mësohet së të plagosur kanë mbetur drejtuesi i njërit mjet, Osvaldo Biba, dhe pasagjeri Elton Marku, që ndodhej në mjetin e drejtuar nga Artan Bardhi.
Ndërkohë, mjeti i tretë i përfshirë në aksident drejtohej nga shtetasi Kristian Makaj.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales”, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 automjete, me drejtues shtetasit A.B., K.M. dhe O.B.
Për pasojë, janë lënduar drejtuesi O.B. dhe pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B., të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.