Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast.
Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendrore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka pasur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.
Polica duket se nuk është e bindur edhe pse vetë kryetari i bashkisë së Kukësit e pranoi që kjo ka ndodhur pasi uji i pijshëm është bashkuar me ujin e vaditjes.