-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Salianji: Kush është oligarku që do të privatizojë ishullin e Sazanit?

Kryesoret

Sazani nuk do të privatizohet. Kështu deklaroi sot Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai u pyet në Komisionin e Sigurisë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, sipas të cilit dyshohet që edhe zjarret në ishull kanë qenë të qëllimshme.

Pritet të ketë zjarre, po ngaqë nuk i shuani dot dhe e merrni me të qeshur këtë punë, prandaj u kemi thirrur përpara. A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni nga plani juaj?

A është e njëjta kërkesë edhe në Karaburun? Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për ti hapur rrugë ndërtimit të hoteleve.  A ka kapacitet qeveria të përballojë situatën nga zjarret këtë vit dhe cilat janë kapacitetet?”, deklaroi më tej Salianji.

Ministri Peleshi ishte i prerë. “Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet baza ndihmuese e Sazanit. Nuk ka kërkesë, indicie, privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore të reja” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit