Një aksident tragjik i ka marrë jetën i mori jetën një 60-vjeçari në Dibër i cili humbi jetën teksa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer, u rrëzua aksidentalisht.
Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por për shkak të dëmtimeve në kokë nuk mundi të mbijetonte.
Njoftimi i policisë
Shtetasi N. B., 60 vjeç, banues në Dibër, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në tokë dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë. Ky shtetas, si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes