Tre persona kanë gjetur vdekjen pas një sulmi në një godinë rezidenciale në Mykolaiv, vetëm dy ditë pas një tjetër sulmi të përgjakshëm në një qendër tregtare, ku humbën jetën 18 persona.
Sipas të dhënave të para, raketa është nisur nga forcat ruse drejt qytetit jugor të Mykolaivit, ku ka goditur edhe godinën e banuar.
Pesë persona të tjerë janë raportuar si të plagosur deri tani, teksa kryebashkiaku i qytetit, Oleksand Senkevych, nënvizoi faktin se kanë qenë tetë raketa në total, që kanë goditur qytetin.
Por, vetëm kjo në zonën rezidenciale, ka shkaktuar vdekje në njerëz.
Fotografitë e para nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të pallatit tërësisht të shkatërruar.
Mykolaivi ndodhet vetëm 100 kilometra larg qytetit të Khersonit, i cili ishte edhe ndër të parët që ra në duart e rusëve