Deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh sot se nëse do të jetë në Shqipëri do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berisha në datë 7 korrik në Tiranë kundër rritjes së çmimeve.
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi gjithashtu ka konfirmuar edhe njëherë tjetër se do të jetë pjesë e protestës së datës 7 Korrik, pavarësisht se askush nuk e ka pyetur për caktimin e tij në grupin e punës për organizimin e demokratëve.
Korreshi tha se kostumi i është prerë edhe pse masa nuk i është marrë ende. Deputeti vijoi më tej duke thënë se duhet ti jepet fund ndarjes së demokratëve në të Bashës dhe në të Berishës.