Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar me ironi pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi se sot mund të ketë një lajm të mirë sa i takon negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Lideri na ka njoftuar se mbase do kemi një lajm të mirë! Rrofsh sa malet o shoku Edi po atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël! Megjithatë ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe, se ke festuar shpesh po lajmi s’ka ardhur”, shkruan Tabaku.
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e NATO-s që po zhvillohet në Madrid. Në ditën e dytë postoi disa foto dhe një video nga samiti që shfaqet duke folur me liderët e BE-së, mes të cilëve presidentin e Francës, Macron dhe kancelarin gjerman Scholz, por edhe kreun e shtetit të Bullgarisë, Radev të cilin i thotë diçka duke tentuar që ta bindë. “Mbase sot lajmi i mirë…” e mbylli Rama postimin duke nënkuptuar ndoshta një tjetër mbledhje jashtë radhe të samitit për hapjen e negociatave.