-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tym i bardhë” për negociatat? Njeriu i Ramës për “5pyetjet.al”: Ky është lajmi që presim

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Mbase sot lajmi i mirë…”. Ky postim i kryeministrit Edi Rama sot nga Madridi solli shpresë në Tiranë se mund të kemi një hapje të negociatave së shpejti duke qenë se në datë 24 qershor, kuvendi i Bullgarisë vendosi që të miratonte planin francez për Maqedoninë e Veriut, që zhbllokon edhe Shqipërinë.

Por çfarë mund të pritet sot, referuar paralajmërimit të Edi Ramës, që ishte në krah të Presidentit bullgar Radev dhe mes Presidentit Macron e kancelarit Scholz?

“5pyetjet.al” u interesua pranë Kryeministrisë. Një burim i afërt me kreun e qeverisë u shpreh se lajmi që pritet sot është një ripropozim i mundshëm nga një prej vendeve anëtare, që do i hapte rrugën mbledhjes së Samtit të Këshillit Europian për t’i dhënë “dritën jeshile” negociatave.

Nuk kemi akoma një lajm të konfirmuar, por mund të kemi një propozim të ri sot nga vendet anëtare, meqë propozimi i kaluar nuk është pranuar. Ne ishim në atë propozim që nuk ishte pranuar dhe tani duhet një propozim i ri.

Kjo nuk kalon në komision. Propozimi futet te grupet te ambasadorët e vendeve anëtare, miratohet aty dhe më pas kalon në Këshillin Europian” tha për “5pyetjet.al” burimi pranë Kryeministrisë.

Por a duhet të mblidhet Samiti i liderëve të vendeve të BE-së jashtë radhe për të miratuar? “Mund të jetë edhe një këshill për një temë të caktuar dhe mund të futet në rend.

Kjo është një rrugë, por është ende shumë e paqartë. Por për momentin nuk ka asnjë qartësi as nga ana e vendeve anëtare” tha i njëjti burim. Tani presim…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit