Policia greke ka goditur një bandë shqiptare që akuzohen për një sërë vjedhjesh që ishin kthyer në makthin e qytetarëve në Selanik dhe Halkidiki.
Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 4 shqiptarë, të cilet akuzohen për vjedhje makinash, bizhuteri që kapin vlerën e 68 mijë euro.
Organizata kriminale prej katër anëtarësh është zbërthyer nga punonjës policie të Departamentit të Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, kur në kuadër të një hetimi intensiv dhe të zellshëm, janë verifikuar veprimet e anëtarëve të saj në lidhje me vjedhjet me banesa dhe vjedhje automjetesh në zona të ndryshme të Selanikut.
Bëhet fjalë për katër shqiptarë të moshës 33, 31, 30 dhe 29 vjeç, ndaj të cilëve është ngritur akuza për vjedhje.
