Një 49-vjeçare në Thanë të Lushnjës është larguar nga banesa e saj me datë 26 qershor dhe nuk është kthyer ende.
Kallëzimin në Policinë e Lushnjës për “zhdukjen” e 49-vjeçares L.SH. e bëri bashkëshorti i saj, 59-vjeçari SH.P. me datë 30 qershor.
57-vjeçari nuk ka komunikuar me bashkëshorten e tij gjatë ditëve të fundit.
Policia po punon për gjetjen e 49-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.