-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta vlerëson Aurel Plasarin me titullin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për profesorin e shquar, historianin, autorin shqiptar, Aurel Plasarin.

Ai e ka vlerësuar atë me titullin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

“E posaçme kënaqësia, që me praninë e shumë personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës, të vlerësoja sot një figurë poliedrike dhe të ndritur të kombit tonë, autorin e shumë librave dhe eseve, përkthyesin e një numri kryeveprash botërore, historianin, studiuesin, mendimtarin dhe profesorin e shquar universitar, Aurel Plasari.

Me mirënjohje për kontributin e vyer dhe të jashtëzakonshëm në ndriçimin e vlerave kombëtare me ndikim të veçantë në shoqërinë shqiptare, si promovues dhe mbrojtës i palodhur i identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve, dhe në nderim të punës dhe realizimit të veprës tanimë të vlerësuar si më e suksesshmja e dekadave të fundit kushtuar figurës dhe epokës së Heroit tonë Kombëtar, i akordova Profesor Plasarit, Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Shumë urime dhe krijimtari sa më të begatë në shërbim të kombit!”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit