Gëzim A. 46 vjeçari, i cili u ekzekutua një natë më parë në Greqi për pazare droge, është cilësuar nga mediat greke si më i pa mëshirshmi nga tre shqiptarët që u vranë.
Autoritetet kanë bërë me dije se ai kishte më shumë precedent penalë nga të gjithë të tjerët.
Mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç. Më pas 43-vjeçarja ka marre drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.