-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deklarata e fortë e Kryemadhit: Paratë e inceneratorëve paguan edhe PD-në e Bashës

Kryesoret

Ndër të tjera, ku publikoi dokumente të reja për aferën e inceneratorëve dhe evazionin fiskal që është bërë nga kompanitë përfituese, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shpreh se paratë e kësaj afere kanë paguar edhe PD-në e Bashës.

“Historia e LSI do vijojë pavarësisht se ndihem gjithnjë e më shumë fajtore për shkak të djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale se sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve aq më shumë kuptoj që janë dhe shumë para të paguara te PD e Lulzim Bashës dhe kuptoj si kompanitë e inceneratorëve e koncensionare, që fitonin tenderat e rrugëve, kanë qenë sponsorizuesit kryesorë të aksionit opozitar për ta dështuar të gjithë aksionin në funksion të qytetarëve.

Pjesë dalin edhe njerëz pranë Lulzim Bashës, do t’i denoncojmë me emra, por nuk do t’i publikojë sot. Kanë marrë shumë parash në llogari bankare, disa toka, disa vila, e biznese. Mjafton të gjurmosh derdhjen e parasë së inceneratorë dhe dhe kupton gjithçka. Ka edhe nga ata të cilët duam apo nuk duam tek këto vaska mund të kenë hedhur beton. Këto prova do t’ia dërgojmë SPAK-ut”, tha Kryeamdhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit