Disa detaje të reja janë mësuar nga përplasja e bandave shqiptare në Athinë, ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë.
Lajmi tronditi Athinë, po ashtu dhe vendin tonë, por për policinë helene tre viktimat si dhe gruaja që i mori jetën njërit prej tyre ishin emra të dëgjuar dhe të hetuar më parë.
Gruaja, e cila drejtonte makinën Mercedez Benz ka qenë e arrestuar 22 herë për prostitucion. Po ashtu Andon Tefi është arrestuar në 31 maji të këtij viti për çështje droge si dhe në 2017 për vjedhje makinash.
Viktima tjetër, i cilësuar nga mediat greke si “i pamëshirshmi”, Armando Lamaj ka qenë i arrestuar 8 herë.
Në 31 maj 2022 bashkë me Andon Tefin për çështje droge.
Në tetor 2021 për çështje kokaine.
Në 31 maj 2020 me një pistoletë TT dhe dy krehra.
Në tetor 2019 për disa vjedhje.
Në maj 2016 për pjesëmarrje në grup kriminal për vjedhje.
Në shkurt 2016 për vjedhje.
Proceduar në korrik 2015 për tentativë vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Në janar 2012 për “pastrim i produkteve të veprës penale”.