Kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka akuzuar prokurorinë e posaçme se nuk ka bërë asnjë hetim apo lëvizje për inceneratorët, por pret që denoncimet t’i bëjë opozita, referuar skemës që zbardhi dje kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“Si shpjegohet qe fakte kaq te renda e skandaloze nuk hetohen e nuk zbulohen nga organet e drejtesise (sidomos tani qe jane “reformuar”) po zbulohen e denoncohen nga opozita?!
Si ka mundesi qe edhe pasi skandali i inceneratoreve ka plasur nga te gjitha anet, as prokuroria e as SPAK-u nuk kane arritur as te hetojne e as te “zbulojne” gje po presin qe denoncimet te dalin nga partite opozitare e pastaj “te vihen ne levizje”?!! Kjo eshte drejtesia e reformuar te ciles nuk leme rast pa i thurrur elozhe …
Arsyeja eshte e thjeshte ; per ti dhene drejtesine ne dore Rames nepermjet “reformes Soros” jane hedhur miliona dollare te taksapaguesve amerikane dhe atyre te BE. Sot pasojat po i paguajne shqiptaret” shkruan ai.