Ish-zv/kryeministri Erion Braçe vijon akuzat kundër ministrisë së Bujqësisë.
Deputeti socialist ngre alarmin duke thënë se Lushnja dhe Divjaka janë në emergjencë për ujin e vaditjes.
Këtë situatë, thotë më tej ai, e kishte paralajmëruar që në mars dhe kërkoi që të merren masa, por thekson se askush nuk e vrau mendjen nga institucionet përgjegjëse.
“Me golf, ne mars, balle per balle: merr masa per vaditjen ne korrik e gusht ne Myzeqe!
Mars, prill, maj, qershor, korrik, lalala tralala, film aty e film ketu;
Sot Lushnja e Divjaka ne emergjence vaditje!
Rezervuari i Thanes ne kuoten 28 dhe alarm i kuq per vaditjen!
Ne mars, kerkova specifikisht:
Njemarreveshje konkrete me hidrocentralin e Banjes-diga e fundit mbi Devoll para se uji te hyje ne Thane!
E vrau mendjen kush?
Lalala tralala lalala dhe asgje!
Tani i bejne letra njeri tjetrit por uje qe hyn ne Thane nuk ka!
Po tani cte bejme?
Ore me thoni, cfare duhet te bej qe kjo, keta te degjojne e bejne gjerat e duhura pa i bere dem bujqve?
Mbase e kam une gabim, e keta me te tyren e kane mire” shkruan ai.