Edhe pse një nga këngëtaret me të pëlqyera, Enca nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor këtë sezon veror. Ajo ka zgjedhur të shijojë pushimet dhe së fundmi ndodhet në ishullin e famshëm Mykonos. Enca ka marrë kohë të bëjë një Q&A në Instagram dhe një nga pyetjet ishte se pse ajo nuk blen klikime dhe se mos ka frikën se mos ja bllokojnë.
Enca nuk ja ka përtuar përgjigjen duke e u shprehur se më mirë i harxhon lekët për pushime sesa blerje klikimesh.
“Nuk po them që cdo këngë me 1 milionë shikime në ditë është ‘fake’ por po them që 90 përqind e tyre janë… Më mirë i harxhoj paret për pushime e biznese të reja sesa për ‘fake views’ për ne kënaq egon”, u shpreh këngëtarja.
