-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkesë Nikollës: Mblidh nesër këshillin, t’i heqim mandatin Xhaçkës

Kryesoret

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.

Në kërkesë theksohet se thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka pë shkak se sipas tyre ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Për demokratët kjo është shkelje e rendë e kushtetutës dhe ligjit, për shkak se deputetit i ndalohet të përfitojë pasuri publike.

Kërkesa e PD-së drejtuar Kuvendit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit