Një banesë është përfshirë nga flakët në Lukovë të Himarës, ku dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 05.07.2022, rreth orës 18:20, në Lukovë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. G, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.