-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Finlanda dhe Suedia drejt NATO-s, PS kërkon procedurë të përshpejtuar

Kryesoret

Grupi parlamentar i PS-së ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të ratifikojë me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Bazuar në nenet 28 dhe 49 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej më shumë se 28 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste duke vlerësuar rëndësinë e dy projektligjeve të sjella nga Këshilli i Ministrave: “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit te Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës” dhe “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë” dhe duke shpresuar në mirëkuptimin e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, propozojnë:

1. Shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve: “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës” dhe “Për propozimin e projektligjit “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”.

2. Shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të dy projektligjeve nga mbledhja e përbashkët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe e Komisionit të Politikës së Jashtme, e cila të zhvillohet gjatë punimeve të Seancës Plenare të datës 7 Korrik 2022 dhe të depozitohet Raporti i komisionit përgjegjës përpara shqyrtimit gjatë Rendit të Ditës.

3. Ndryshimi i Rendit të Ditës të Seancës Plenare të datës 7 Korrik 2022 duke përfshirë në rend dite si çështje për shqyrtim edhe dy projektligjet “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës” dhe “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë”, thuhet në kërkesën e PS.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit