-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet dosja/ Kush ishte “spiuni” që u bëri “gropën” varrmihësve dhe drejtorit të Tiranës

Kryesoret

Tetë persona, mes tyre një drejtor i bashkisë së Tiranës u arrestuan ditën e sotme dhe katër të tjerë janë në kërkim për abuzim me tokën publike për varrezat në Sharrë dhe Tufinë.

Hetimi dhe operacioni janë për korrupsion dhe shpërdorim detyre janë kryer nga Prokuroria e Tiranës dhe Krimit Ekonomik.

Por si funksiononte skema dhe si u zbuluan?

Nga hetimet rezulton se drejtori në bashkinë e Tiranës, Eliodor Ndini së bashku me përgjegjësin e varrezave në Sharrë ishin pjesë e një skeme që merrnin deri në 500 mijë lekë për një varr të parablerë.

Korrupsioni u zbulua pas infiltrimit të një punonjësi policie, i cili kishte bërë kërkesë për një varr dhe iu kërkua shuma. Për zhvillimin e operacionit janë përdorur metoda special hetimi, përgjime, vëzhgime etj.

Gjatë përgjimeve janë evidentuar gjithashtu raste të shpërdorimit të detyrës lidhur me tenderin e varrezave. Tashmë dosja me përgjimet dhe provat e tjera ndodhet në duart e drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit