Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Korçë, ku një motor ka humbur kontrollin e si pasojë është dëmtuar drejtuesi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Boboshticë.
Drejtuesi i motorrit rreth 60 vjeç po transportohet drejt spitalit të Korçës.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.









