Pa incidente dhe surpriza. Protesta e parë që shënoi rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së u mbyll e qetë. Tubimi nisi në orën 19:15 dhe përfundoi fiks dy orë më pas. Leja për tubimin ishte marrë vetëm dy orë. Në foltore kishte zëra nga të gjitha kategoritë dhe në fund ishin kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha që vulosën mesazhet për qytetarët që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria. Ish-kryeministri deklaroi se ky është vetëm fillimi dhe protestat me rezistencë do të vazhdojnë për t’i prerë biletën Edi Ramës.
LIVE-Protesta minutë pas minute
21:15-Protestuesit ndezin dritat, Berisha: Ngrihuni t’i presim biletën Ramës
20:45-Berisha i numëron Ramës skandalet: Do të “djegin” inceneratorët
20:40-Po “zien” sheshi! Berisha “ndez” protestuesit: Edi Rama jemi armiq
20:30-Kryemadhi “shkund” podiumin: Protesta, madhështore
20:25-Liria dhe Shkëlzeni në krah të Berishës
20:20-Vokshi: Nuk ka më kthim mbrapa, duhet ta ndalim
20:15-Topalli më e buzëqeshur se kurrë në protestë
20:10-Kush ishin deputetët që iu bashkuan Berishës?
20:05-Të buzëqeshur, Berisha dhe Kryemadhi i vënë “flakën” protestës
20:00-Kryemadhi dhe Grida Duma i bashkohet protestës së Berishës
19:55-Kush janë djemtë “misteriozë” të sigurisë në protestën e Berishës? (FOTO)
19:50-PAMJE NGA LART! Shikoni sa njerëz ndodhen në protestën e Berishës
19:40-Berisha i kthehet Yuri Kimit: Protestë e fuqishme, mirupafshim
19:25-Berisha niset drejt zyrës së Ramës
19:20-FOTO/ Sheshi i mbushur me flamuj kuqezi dhe amerikanë: O Sali o hero!
19:15-“Fasada ra, jeni hajdutë me çizme!”, protestuesit mblidhen në shesh
18:45-Puthje dhe përqafime! Sali Berisha futet brenda selisë së PD-së
17:45-Snajpera dhe blinda! Rama siguron zyrën dhe Kryesinë e Kuvendit nga protestuesit
17:30-Socialistët nxjerrin videon: Autobusi i PD-së po vjen bosh nga Shkodra
17:00-Flasin protestuesit e parë të Berishës: Kemi besim te Saliu, fajin e ka Luli dhe Edi
15:30-Furgonët dhe autobusët drejt Tiranës! 1200 policë rrethojnë zyrën e Ramës
15:00-VIDEO-Shkodranët nisen drejt protestës së Berishës
14:45-Po vjen protesta! PD thirrje qytetarëve: Ju presim në shesh
14:30-SHBA thirrje për protestën e Berishës: Kujdes! Është e paparashikueshme
14:00-Protesta e Berishës, bllokohen rrugët në Tiranë









